
Komuna e Junikut përmes një komunikate ka njoftuar qytetarët e saj se parkingu i Komunës do të jetë i mbyllur për shfrytëzim nga qytetarët nga data 14.11.2022. Shkruan Gazeta Projekti.
Njoftim rreth parkingut te Komunës së Junikut
Të nderuar qytetarë ju njoftojmë se nga data 14.11.2022, parkingu i komunës së Junikut do të jetë i menaxhuar përmes sistemit të ri të parkingut.
Prandaj me mirëkuptimin tuaj kërkojmë qe nga data 14.11.2022, veturat private nuk mund të parkohen brenda parkingut të destinuar për veturat e zyrtarëve komunal.
Ndryshe laura e parkingut të komunës do të jetë e mbyllur edhe ditëve të vikendit të shtunën dhe të dielën.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj !