Gazetari Vezaj këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, duke shkruar se Bukoshi nuk ka dhënë asnjëherë llogari për 1 miliard marka të shqiptarëve.
“Ja edhe Bujar Bukoshi, kryeministri i qeverisë në ekzil dhe me letra pronar i 3 % e që nuk ka dhënë llogari ndonjëherë për mbi 1 miliard marka te shqiptarëve! Na paska edhe ky nje pronë në bregdet ne fshatin Qerret të Kavajes (Shqipëri) me emrin e tij! Po me emër tjetër a thua ka prona tjera në Shqipëri e gjetkë!?”, ka shkruar Vezaj në Facebook.
Ai ditë më parë kishte publikuar edhe disa fakte, ku nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, posedon prona të mëdha në kryeqytetin shqiptar, Tiranën.
“Njeriu i sekreteve, na doli me prona në Shqipëri, Xhavit Haliti, ky njeri “misterioz” dhe i përfolur për shumë histori para/gjatë/pas luftës në Kosovë. Në daljen e tij te fundit në media, mes tjerash tha se “për parat e popullit shqiptare të shpenzuara para dhe gjatë luftës NUK DUHET ME FOL, janë SEKRET”, pati shkruar Vezaj për pronat e Xhavit Halitit.