970×90
970×90

Fotografi i njohur ndalon një vajzë shqiptare në rrugët e New Yorkut dhe i realizon fotosesion – videoja bëhet virale

Fotografi i njohur ndalon një vajzë shqiptare në rrugët e New Yorkut dhe i realizon fotosesion – videoja bëhet virale

Rrjetet sociale janë një mënyrë e duhur për të promovuar punën tuaj, pasionin apo profesionin që ushtroni.

Kjo dëshmohet edhe nga fotografi i njohur, David Guerrero i cili numëron miliona klikime në videot artistike dhe portretet që realizon.

Puna e tij bazohet në New York dhe së fundmi fotografi i cili ndalon persona të rëndomtë në rrugë për t’i fotografuar ka hasur në një vajzë shqiptare.

Guerrero ndaloi në rrugët e qytetit amerikan vajzën të quajtur Fjolla Arifi, të cilën në veçanti e komplimentoi për emrin e saj, duke shkuar: “Një prej emrave më të mirë që kam rastisur”.

Video ku fotografi i realizon një fotosesion vajzës shqiptare është publikuar në kanalin e tij zyrtar tashmë numëron miliona klikime dhe është kthyer ndër pesë videot më virale të tij.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkohë, Fjolla që u bë rastësish pjesë e një fotosesioni është një modele dhe blogere, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Në biografinë e saj të vendosur në Instagram, Fjolla tregon se krahas punës si modele ajo është edhe autore që ka në fokus shëndetin mental.

https://www.instagram.com/dgphotoholic/?utm_source=ig_embed&ig_rid=12b2c401-d294-4306-b07a-e19b7c83fa87&ig_mid=EB10B2F6-7480-4D46-B588-0552F601BCD5

Related posts