970×90
970×90

LDK konfirmon takimin me Kurtin

LDK konfirmon takimin me Kurtin

Pas pranimit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për takim të planifikuar për ditën e nesërme (e martë).

Në një prononcim për Nacionalen, Sibel Halimi, zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së LDK-së ka thënë se si parti do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Kurti.

Ngjarjet e fundit e në veri të vendit kanë shtyrë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti që të kordinohet me opozitën duke i ftuar në takim për ditën e nesërme.

Ftesën për Nacionalen e ka konfirmuar Lulzim Blaka, Drejtor për Informim në AAK. Ai ka thënë se ka ardhur ftesa në adresë të kryetarit Ramush Haradinajt dhe se i njejti e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

“Në adresë të kryetarit Haradinaj ka ardhur një ftesë për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes. Tema e diskutimit është diskutimi për zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit. Kryetari Haradinaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim”, ka thënë Blakaj.

Poashtu në këtë takim prezent do të jetë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, Faton Abdullahu, zëdhënësi i kësaj partie.

“Kemi pranuar një kërkesë për takim nga kryeministri dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim”, ka deklaruar ai.

Related posts