970×90
970×90
970×90
970×90

Jamie Shea për situatën në veri: Është shumë shqetësuese, Rusia do ishte e lumtur të kishte konflikte në Ballkan

Jamie Shea për situatën në veri: Është shumë shqetësuese, Rusia do ishte e lumtur të kishte konflikte në Ballkan

Ish-zëdhënësi i NATO-s në Kosovë gjatë vitit 1999, Jamie Shea ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe zhvillimet e fundit politike.

Shea deklaroi se situata nuk është e qetë, ndërsa bëri thirrje ndaj të dy vendeve për zgjidhjen e konfliktit.

Sipas tij, duhet të rinisë dialogu, e po ashtu vendimi për targat të shtyhet me 10 muaj.

“Është një situatë shumë shqetësuese, nuk është një lajm i mirë që ka shumë njerëz të policisë apo edhe të tjerë që janë larguar nga institucionet e Kosovës. Kjo nuk e normalizon situatën. Do ju bëja një thirrje liderëve të shtetit të Kosovës që të përfshihen më shumë në këtë çështje”.

“Ne kemi një situatë ku këto situata janë nxitur nga konflikti i targave. Mendimi im është që çdo shtet evropian ka të drejtë të insistojë që qytetarët të kenë targat e tyre. Çdo shtet ka të drejtë për të zgjedhur targat e tij. Por situata në Kosovë nuk është normale që kjo gjë të bëhet menjëherë. Prandaj unë mbështes BE-në dhe SHBA-të që ky vendim të shtyhet për 10 muaj në mënyrë që të zgjidhet dhe të shmanget një konflikt”.

“Kalimi i kohës na ndihmon sigurisht. Si fillim duhet zhvilluar një dialog mes dy vendeve, duhet çuar më tej dialogu. Shteti i Kosovës duhet të bëjë një përpjekje strategjike për të ndihmuar komunitetet serbe që të mos preket statusi i tyre dhe të drejtat ë tyre. Do ishte ndihmë që qeveria e Kosovës të kishte një marrëveshje të njohur dhe nga Serbia që ta bënte këtë situatë më të qetë dhe me më pak konflikte”.

Shea theksoi se është e rëndësishme që Beogradi mos nxisë konflikte, akuza apo përshkallëzime.

“Si fillim duhet të kemi autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare të shkojnë në Beograd dhe të komunikojnë. Pjesa serbe po përforcon forcën e saj në Kosovë dhe Beogradi po i mbështet duke mos qenë bashkëpunues me Kosovën. Ne i kemi pjesës kosovare që të jetë tolerante. Kjo duhet kërkuar dhe Beogradit”.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të acaruara. Qartësisht atmosfera nuk është e qetë dhe kur ka një çështje të tillë si e targave, situata përshkallëzohet. Duhet të fillojë dialogu mes dy vendeve, që të bashkohen në dialog, për të shmangur këto situata”.

Në fund tha se Rusia do ishte e lumtur të kishte konflikte në Ballkan.

“Nuk besoj se mund të përsëritet rasti i 1999. Na duhet një njohje e plotë dhe juridike e Kosovës”, u shpreh Shea në Zona Zero.

Related posts