970×90
970×90
970×90
970×90

Inspektorati në qendrën “Orenda” tregon nëse do t’i merret licenca infermiereve

Inspektorati në qendrën “Orenda” tregon nëse do t’i merret licenca infermiereve

Një rast tejet i rëndë që ka ndodhur para tri ditësh, sot ka tronditur gjithë vendin. Më 29 tetor, një e moshuar është rrahur nga disa infermiere në shtëpinë e pleqve, derisa sot është publikuar videoja e këtij akti mizor.

Lidhur me këtë kanë folur edhe nga Inspektorati i Punës në një konferencë për media.

Një nga zyrtarët tha që punëtoret në këtë qendër kanë pasur licenca të punës, derisa nuk e mohoi mundësinë se atyre mund t’iu merret licenca.

“Infermierët që punojnë këtu janë me licenca valide të punës. Stafi shëndetësor është me licencë valide. Edhe ajo (e dyshuara) është me licencë. Menaxhmenti na propozoi një vendim ku katër infermieret janë suspenduar nga puna dhe janë në procedurë hetimore nga Policia. Cka ka ndodh ma konkretisht, Policia jep informata. Licenca mund edhe të iu merret, pavarësisht nga Këshilli Etikoprofesional i Odës, ata janë organi që japin vendimin përfundimtar.”

Related posts