970×90
970×90

Rrahja e të moshuarës në Pejë, reagon ministri Sveçla

Rrahja e të moshuarës në Pejë, reagon ministri Sveçla

 

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas pamjeve teksa infermieret e rrahin një të moshuar në Qendrën “Orenda” në Pejë.

Sveçla në rrjetet sociale ka thënë se veprimet e tilla janë të papranueshme.

POSTIMI:

Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë.

Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje.

Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor.

Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU.

Related posts