970×90
970×90

Digjet edhe një veturë me targa RKS në veri

Digjet edhe një veturë me targa RKS në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së mërkurës kanë pranuar një informatë për djegien e një veture me targa RKS në Zubin Potok.

Sipas Policisë, vetura e tipit Hyndai i përket një personi të nacionalitetit serb nga kjo komunë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Policia thotë se është duke e hetuar rasti.

“Policia e Kosovës, me datën 02.11.2022, në orën 03.34 (pas mesnate) përmes linjës telefonike ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture të tipit Hyndai me targa RKS, pronë e viktimës mashkull kosovar i komunitetit serb, nga komuna e Zubin Potokut.

Njësitet relevante policore nga stacioni policor Zubin Potok, i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe kanë njoftuar ekipin e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë po ashtu në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private, kryesisht ndaj veturave të regjistruara me targa lokale RKS.

Ftojmë të gjithë qytetarët pa dallime që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, e cila do të kujdeset në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, zbulimin e akteve të tilla kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësve të këtyre veprave kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se dje ka hyrë në fuqi vendimi i ri i Qeverisë për targat.

Në fazën e parë – nga 1 e deri më 21 nëntor, policia e Kosovës do t’u japë vërejtje vozitësve të veturave me targa të Serbisë dhe do të kërkojë që t’i regjistrojnë veturat me targa RKS.

Në fazën e dytë, nga 21 nëntori deri më 21 janar, serbët me targa të Serbisë do të gjobiten me 150 euro.

Faza e tretë parasheh lëshimin e targave provuese dhe do të zgjasë deri më 21 prill, kur sipas vendimit targat serbe do të ndalohen në Republikën e Kosovës.

Related posts