970×90
970×90

Vizita e papritshme e Kurtit në Britaninë e Madhe, Zyra e Kryeministrit jep detaje

Vizita e papritshme e Kurtit në Britaninë e Madhe, Zyra e Kryeministrit jep detaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka zhvilluar një vizitë të papritshme në Britnaninë e Madhe.

Atje është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Siç njofton zyra e kryeministrit Kurti fillimisht shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

“Në këtë takim, kryeministri Kurti e uroi ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Cleverly për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përgjegjësitë e reja. Ai e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe e ftoi për bashkëpunim edhe më të thellë ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomi”, thuhet në komunikatë.

”Ministri i Punëve të Jashtme, James Cleverly shprehu dashamirësinë dhe admirimin britanik për Kosovën, duke çmuar lart të arriturat e shtetit të Kosovës dhe qëndrimin që Kosova po mban nga fillimi ndaj agresionit rus në Ukrainë“, përmbyllet komunikata.

Për takimin njoftoi edhe vetë Cleverly, i cili tha se takimi me Kurtin vjen përpara Samitit të Procesit të Berlinit, me të cilin folën për marrdhëniet mes Kosovës e Serbisë.

“Ne diskutuam për marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe nevojën për guxim dhe kompromis për të mirën e njerëzve në të dy vendet”, ka shkruar Cleverly.

Tutje, ai tha se marrëdhëniet në mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës janë të forta e të thella.

Related posts