
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 14-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Në ndeshjet që u zhvilluan sot, Llapi mposhti Dritën me rezultat të thellë 4-1, ndërsa Gjilani fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Dukagjinit.
Ditën e djeshme janë zhvilluar edhe dy ndeshje tjera ku Malisheva mposhti Trepçën ’89 me rezultat 4-0 ndërsa Ferizajit barazoi me Drenicë 1-1.
Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Dritës vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 30 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 26 pikë.
Gjiilani renditet në vendin e tretë me 22 pikë, një më shumë se skuadra e Prishtinës.
Në tre pozitat e fundit renditen Dukagjini me 12 pikë, Trepça ’89 me 11 pikë, dhe Ferizaji kanë nga 9 pikë.
