970×90
970×90

Muriqi ia kalon Benzemas me gola

Muriqi ia kalon Benzemas me gola

“I lumtur që shënova”, “Shënova sërish” e fraza të ngjashme nuk mund t’i shohësh asnjëherë në postimet e pas ndeshjeve të sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.

Aktualisht është para fituesit të Topit të Artë me gola të shënuar këtë sezon, por kjo nuk po e bën mendjemadh dhe egoist Muriqin.

Gjashtë gola gjithsej këtë edicion me Mallorcan dhe tre gola e dy asiste tjera me Kosovën brenda 12 ndeshjeve janë statistika të jashtëzakonshme për një sulmues.

E këto i ka arritur ylli kosovar, Vedat Muriqi i cili po përjeton sezonin më të mirë të karrierës, shkruan Gazeta Express.

Momentalisht, Vedat Muriqi renditet i gjashti në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga këtë edicion me gjashtë gola.

Aq gola sa ai kanë shënuar edhe Federico Valverde (Real Madrid) dhe Iago Aspas (Celta Vigo) që gjenden në pozitat katër, respektivisht pesë.

Listës i prin sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski me 12 gola. Madje, prizrenasi ka lënë prapa vetes edhe fituesin e Topit të Artë, Karim Benzeman i cili i ka shënuar pesë gola gjithsej në kampionat.

Por, çka e bën edhe më të jashtëzakonshëm 28-vjeçarin, është modestia e tij e madhe.

Nëse shikojmë postimet e tij pas ndeshjeve, në asnjërin prej tyre nuk lavdërohet që ka shënuar gol.

Ai përmend vetëm punën ekipore në rast fitoreje, e kërkon përkushtim e përmirësim më të madh në rast humbjeje apo barazimi.

Muriqi është aktualisht futbollisti më i mirë i Mallorcas dhe Kosovës, kurse modestia e tij po e bën edhe më madhështor.

Aunque ayer lo di todo en el campo, me gustaría aportar mucho más a mi equipo. Mis disculpas a todos vosotros, nunca dejaré de luchar y luchar hasta la última gota de sangre por este escudo 🏴‍☠️ pic.twitter.com/GouDFJUQyp

— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) October 11, 2022

Dëshir e madhe per te dhuruar fitore për dardanët tonë,fatkeqësisht nuk ja dolëm,por me mbështetjen e juaj do shëndrrohemi në një ekip akoma më të fort! 🇽🇰🏴‍☠️pic.twitter.com/Gsmo0bVnxr

— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) September 25, 2022

No es el resultado que queremos, pero trabajaremos duro y seguiremos mejorando. ¡Gracias por el increíble apoyo hoy como siempre! 🔴 pic.twitter.com/EYcoNNtmvf

— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) September 11, 2022

Unión y espíritu de equipo! 💪

Vamos! 🔴 pic.twitter.com/UY8PmO486l

— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) August 27, 2022

Related posts