Nisi me përshkrimin e terapive para më shumë se dy muajve. ‘Mjeku alternativ’, Hetem Ramadani, po i sfidon mjekët shqiptarë, saktësisht endokrinologët, duke thënë se insulina është helm dhe se diabetin mund ta shërojë brenda pak ditëve me anë të një diete rigoroze. Menjëhere pas paraqitjeve televizive dhjetëra pacientë kosovarë që vuajnë nga diabeti i trokitën në derë duke i kërkuar recetat për eliminimin e sëmundjes së sheqerit. E për gjithë këtë punë, Ramadani, së fundmi ka hapur një qendër këshilluese në Tirane për pacientët që vuajnë nga diabeti.
Pas çdo deklarate të doktorëve se Hetem Ramadani është veç një mashtrues, dalin pacientë të rinj të QKUK’së që po pretendojnë se u shëruan nga medituesi milioner, Hetem Ramadani – shqiptari që deklarohet seka gjetur ilaçin për shërimin e sëmundjeve që mjekësia botërisht ka dështuar t’i shërojë.
Deri më tani vetëm në Kosovë janë me dhjetëra pacientë të cilët i janë nënshtruar terapive të përshkruara nga ‘mjeku alternativ’, Hetem Ramadani. Por siç duket për terapitë e Ramadanit po ka kërkesa të shumta. Ai së fundmi ka hapur një qendër në Tiranë në të cilën vizita për këta pacientë do të jenë falas. Kështu ka thënë për Express, vëllai i Hetem Ramadanit.
Numri i kontaktit për këtë klinikë është: +355689000754. Nga Klinika e tij kanë deklaruar për Express se numri i personave që po kërkojnë këshilla nga ai është mjaft i madh.
“Ka kërkesa të shumta. Profesori gjendet këtu për t’i pritur të gjithë pacientët”, thonë nga klinika.
E ndërkohë janë 3 fëmijë kosovarë të cilët vuajnë nga diabeti e që janë duke i përdor terapitë e Ramdanit. 9-vjeçarja Ariola Maliqi, 15-vjecari Drilon Kryeziu tashmë po i përdorin këto terapi. Ndryshe, Hetem Ramadani është njëri nga shqiptarët më të pasur në botë. Ai pohon të ketë kryer studimet për toksikologji-patologji, rrezatim, ndotje akustike. Tutje ai kishte themeluar kompaninë tregtare të naftës “Salbatring International”, pasi kishte migruar në vitet 90’të në Slloveni. /G.Hasani/Express/p