
Sot në Prishtinë pritet të mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor për vitin 2022.
Midis tjerash në këtë samit do të diskutohet për pushtimin rus në Ukrainë, si dhe rritjen e çmimeve që po e çojnë botën në kriza të shumëfishta.
Pjesëmarrës në këtë samit do të jetë edhe ish-oficeri i lartë i Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe, emisari për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Nga njëmbëdhjetë diskutimet, në panel do merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ish-kryeministri grek George Papandreou, ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin, Stuart Peach, ish-ndihmëssekretari amerikan Wess Mitchell dhe shumë personalitete të tjera nga fushat politike, të sigurisë, ekonomisë dhe teknologjisë.