Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në fshatin Besi në Prishtinë, ku një person teksa po rrinte para një furre e ka parë një veturë që po vinte në drejtim të tij.
Policia ka konfirmuar rastin dhe ka dhënë detaje duke sqaruar se rasti është cilësuar si tentim vrasje, shkruan gazetametro.net.
Po ashtu, konfirmohet se viktima ka shpëtuar pa lëndime, ndërkohë që i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K/Shqiptar me veturën e tij kishte sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar duke tentuar që ta godasë viktimën derisa ky i fundit ishte ulur në një tavolinë tek një furrë e bukës. Viktima kishte shpëtuar pa lëndime. Ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes duke shkaktuar dëme materiale në derën e hyrjes së furrës”, thonë Policia e Kosovës.
Sidoqoftë, Policia ka njoftuar edhe për detaje të një një tentim vrasje tjetër, ku një person u arrestua për një ngjarje që ka ndodhur para 6 ditësh.