
Jonida Maliqi është nga të famshmet shqiptare më aktive në rrjetet sociale duke zbuluar detaje interesante nga jeta e saj profesionale por edhe përditshmëria.
Së fundmi këngëtarja e njohur ka udhëtuar drejt Romës ku si duket u përball me një incident.
Përmes një postimi në InstaStory-n e saj, ajo tregoi këmbën e saj të enjtur dhe pak të nxirë.
Jonida nuk ka zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe se si erdhi deri tek lëndimi por ajo e gjeti “fajtorin” dhe është syri.