
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi pak më parë në rrugën pranë Lagunës së Patokut.
Mësohet se dy automjete janë përplasur pranë zonës së bregut, duke regjistruar 6 të plagosur mes personave që po lëviznin me mjetet e përfshira në aksident.
Në vendngjarje kanë shkuar autoambulanca të cilat kanë derguar të plagosurit në spital.
Disa prej tyre janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, ndërkohë policia e Kurbinit po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.