
Rasti “Brezovica” i cili u karakterizua me aksione të njëpasnjëshme, me shumë të arrestuar, me sekuestrim të miliona eurove, e villave të sekuestruara.
Vëllezërit e ish Presidentit Hashim Thaçi, gjyqtar të gjykatave e politikanë, figurojnë në listën e pronarëve të cilëve u janë sekuestruar villat.
Në një listë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi” aty shihen emrat e të gjith pronarëve.
Blerim Thaçi e Nazmi Thaçi, gjinden në këtë listë, të cilët janë vëllezër të ish Presidentit Thaçi.
Enver Hoxhaj, është një tjetër emër (nuk dihet nëse bëhet fjalë për kandidatin e PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e fundit)
Në këtë listë janë tre gjykatës të Ferizajt, të cilët janë gjykatës nga të tria niveleve të gjyqësorit. Të tretë fillimisht kanë blerë parcela në vitin 2016, ndërsa në vitet e fundit kanë ndërtuar villa. Fjala është për Mustafë Tahirin, Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hysenin ish-Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, aktualisht gjykatës në Gjykatën e Apelit, si dhe Agim Maliqi, ish-gjykatës i Gjykatës Themelore në Ferizaj, aktualisht gjykatës në Gjykatën Supreme.