970×90
970×90

Gërvalla: UDB-ja e vrau babain tim

Gërvalla: UDB-ja e vrau babain tim

Ka filluar tash e më shumë se një orë më parë mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Fillimisht fjalën e mori Caroline Ziadeh, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit Gjeneral për Kosovën dhe shefe e administratës së përkohshme të misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Më pas radha ishte për përfaqësuesit e të dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq si rëndom shpërfaqi propaganda të llojit të vet, siç është ajome vuajtjet e serbëve rreth mënyrës se si po qeverisë Republika e Kosovës, pasi sipas kryediplomatit serb, autoritetet kosovare po bëjnë ndarje rreth popullatës shqiptare dhe asaj joshqiptare, kjo tërësisht e kundërt me realitetin.

“Serbët po vuajnë. Prandaj ngriten në protesta. Qeveria e Kosovës nuk po i mbikëqyrë në mënyrë të barabartë. Keni edhe dy shembuj. Një serbe e kthyer në Gjakovë dhe ish-kryetari i Shtërpcës, i cili po mbahet padrejtësisht, vetëm për të ushtruar presion”, tha fillimisht Selakoviq.

Ndër të tjera, ai tentoi të ngris në “qiell” shefin e tij, Vuçiqin, duke thënë se ai është njeriu i paqes, ku kujtoi frazën e përmendur nga i pari i serbëve: më mirë të dialogojmë për 100 vjet sesa të luftojmë 1 ditë”.

Megjithatë, Gërvalla iu kundërpërgjigj shpejt, duke ua kujtuar të pranishmëve se Vuçiq ka qenë Ministër i Propagandës në kohën e Millosheviqit.

Këtu komentoi edhe një rast me një homolog, që sipas ministres së jashtme kosovare ka mbetur i habitur kur i ka treguar faktin e mësipërm.

Veç kësaj, zëvendës-kryeministrja foli edhe për arritjet e Kosovës në ranglistën e Transparency International, duke konfirmuar ngritjen prej 17 pozicionesh.

Gjithashtu, nuk mungoi as fakti që vendi ynë është numër një në rajon për ndryshimet ligjore.

“Falënderoj për mundësinë që të shfaqë gjendjen në vendin tim. Shteti ynë është në trakën e duhur, pavarësisht barrierave. Ne kemi shënuar rritje ekonomike. Kemi hapur mundësi për investime dhe ndihmuar njerëzit në nevojë. Kosova ka shënuar ngritje në Transparency International. Jemi radhitur të parët në rajon për ndryshimet ligjore. Ne mendojmë se do të jemi pjesë e Këshillit të Evropës. Ne do të aplikojmë për në BE këtë vit, ndërsa shpresojmë të bëhemi pjesë e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ndër të tjerash ajo.

“Kur Kosova tregoi që do të fillojë reciprocitetin me Serbinë për letërnjoftime, Vuçiq kërcënoi me dhunë. Kërcënimi për stabilitet erdhi nga njëra anë, pra nga Serbia. Kosova vetëm ka insistuar që Serbia t’i qëndrojë marrëveshjes që e ka nënshkruar. Kosova nuk e ka kërcënuar askënd”, tha tutje Gërvalla.

Ashtu siç edhe pritej, përfaqësuesi rus i doli në krah Selakoviqit, duke kritikuar Gërvallën.

“E këshilloj zonjën Gërvalla që të mos filozofojë e të mos bëjë analiza gjeopolitike por të merret situatën në Kosovë”, ka thënë Nebenzya.

Ndërkaq, teksa reagoi ndaj një deklarate të Selakoviqit, Gërvalla e emocionuar tha se UDB-ja ia kishte vrarë babain.

“Nuk desha të iu mërzis me këto sulme personale, por nuk mund të kaloj këtë. Selakoviq nu karriti as të më thërras emrin, emri im është Gërvalla, ka arsye që nuk mund të më thërras emrin tim. Babai im është vrarë nga shërbimi i sigurisë së Serbisë”, deklaroi ajo në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Related posts