970×90
970×90

Rita Ora ndezi Shqipërinë sonte

Rita Ora ndezi Shqipërinë sonte

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka mbajtur një koncert fantastik në Tiranë, të dielën.
Ajo ka performuar para publikut shqiptar në sheshin “Skënderbej” disa nga hitet e saj më të mëdha në karrierë.

E veshur në ngjyrën e verdhë dhe me flokë ngjyrë të kuqe, këngëtarja shqiptare tregoi se janë ngjyrat e flamurit ato që e çuan drejt këtij ndryshimi drastik.

Momenti më kulminant ka qenë ai kur këngëtarja bashkë me valltarët, kanë kërcyer vallen e Rugovë, njëlloj siç kishin bërë edhe në koncertin e 17 shkurtit, në Prishtinë.

Ndërsa pas përfundimit të këngës “Lonely together”, Rita ka bërë një përshëndetje për DJ-në tashmë të ndjerë, Aviciin, meqë këtë këngë e kishte në bashkëpunim me të.

“Një përshëndetje për Aviciin ju lutem”, ka thënë ajo pas mbarimit të performancës.

“Anywhere” ishte kënga e fundit që Ora performoi për fansat shqiptarë. Përgjatë interpretimi, ajo dha një mesazh shumë të veçantë, duke thënë se mund të bëheni kushdo kudo.

Pasi ka përfunduar interpretimin e këngës së fundmi, ajo është kthyer nga publiku për të realizuar një fotografi me ta, shkruan Telegrafi.

“Ju dukeni të gjithë shumë bukur,faleminderit që ishit këtu. Mirupafshim”, ka përfunduar këngëtarja shqiptare.

Dalja e saj nga skena është përcjellë me fishekzjarre, të cilat për disa sekonda ndriçuan qytetin e Tiranës

Related posts