
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar ngjitjen nëpër majat nëpër bjeshkët dhe kodrat e Kosovës.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot është ngjitur në Majën e Jezercës, që ka një lartësi mbidetare 2694 metra.
“Ngjitje në Majen e Jezercit, 2694 metra lartësi mbidetare”, ka shkruar Haradinaj.
Përndryshe, Haradinaj njihet si adhurues i vrapimit në natyrë dhe ecjeve nëpër bjeshkë të larta.