970×90
970×90

Rasti i vizave, analistja Emini ka një shprehje interesante për BE-në

Rasti i vizave, analistja Emini ka një shprehje interesante për BE-në

Analistja Donika Emini ka reaguar pasi u raportua se Franca ka kushtëzuar liberalizimin e vizave për Kosovën me sistemin ETIAS.

Në një postim në Facebook, Emini ka shkruar se Kosova po kushtëzohet me diçka që nuk ekziston.

Me tutje, ajo ka thënë se kushtëzimi me një kusht fantom nuk është stagnim, por, siç ka thënë ajo, bullshit.

Nese Kosova kushtezohet me ETIAS – dmth dicka qe nuk ekziston ende ne BE. Eshte iniciative e vitit 2016 qe pritet me hy ne fuqi ne shtator ose nentor 2023. Kjo nuk i bjen vec stagnim deri ne 2023, por edhe kushtezim me nje kusht fantom, pra nuk ekziston.Kjo pra, miq, eshte BULLSHIT”, ka shkruar Emini.

ETIAS, sipas uebfaqes zyrtare të saj, është një sistem i informacionit dhe autorizimit të udhëtimit në Bashkimin Evropian.

Ky program është themeluar nga BE për të “mbrojtur dhe përforcuar kufijtë e saj”, me synim për të identifikuar kërcënimet e mundshme që lidhen me vizitorët nga vendet që janë pjesë e hapësirës Schengen.

Nga nëntori 2023, vizitorët që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Evropë do të mund të regjistrohen në ETIAS.

Related posts