
Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Sivassporit. Golin e shënoi Armend Thaqi.
Ballkani zhvillon ndeshjen e raundit të katërt të fazës grupore në Ligën e Evropës kundër Sivassporit.
Sfida e vlefshme për Grupin G zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë dhe skuadra nga Suhareka synon pikë të plota.
Kampioni i Kosovës ka regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje në tri sfidat e para, ashtu që qëndron në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe ekipi kundërshtar.