970×90
970×90

Entuziasmohet Beni i LDK-së

Entuziasmohet Beni i LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është lajmëruar sërish nga Strasburgu, ku ka thënë “Kosova jonë po dëgjohet, zëri i saj i merituar po zë vëmendjen e merituar”.

Në një postim të bërë në Facebook, Gashi ka thënë se Kosova po plotësohet, e po e plotëson edhe demokracinë e miqve ndërkombëtarë.

Postimi i tij i plotë:

Shtëpia mbahet me miq. Kosova jonë po dëgjohet. Zëri i saj i merituar po zë vëmendjen e merituar. Dyert e hapura, ulësja dhe fjala e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është sukses historik i republikës sonë të suksesshme – Republikës së Kosovës. Kosova po plotësohet e po e plotëson edhe demokracinë e miqve ndërkombëtarë.

Krenar me Kosovën tonë!

Related posts