Nga Marsela LEKLI, psikologe
Tragjike dhe e dhimbshme ngjarja sot në Klos
Një tjetër krim me sfond konceptual, tronditi ditën e sotme opionin publik, me 3 të vrarë dhe dy të plagosur. Një ngjarje mjaft e rëndë, që të bën të mendosh dhe të pyesësh veten se si mundet njeriu të arrijë në këtë pikë: të vrasë në emër të mentalitetit patriarkal dhe më pas të qëllojë veten.
Ngjarja e sotme në Klos, është tabloja e problemeve të mëdha të shoqërisë sonë, e cila nuk po arrin të shkëputet nga disa komponentë tradicional e kulturorë, që nxisin krime të kësaj natyre.
Shoqëria shqiptare prej kohësh përpëlitet në një tranzicion të tejzgjatur jo vetëm politik e ekonomik, por sidomos në një tranzicion moral e konceptual që ka të bëjë me ndryshimin e normave të sjelljes.
Normat qytetëruese te ne po vijnë shumë ngadalë ndaj dhe duhet punë e madhe, jo vetëm e institucioneve, që bashkërisht të kapërcejmë suazën në të cilën është ngërthyer shoqëria shqiptare e mijëvjecarit të tretë.