
Humbja e fundit ishte ajo ndaj Slavia Prahës në Conference League.
Që nga ajo ndeshje, Ballkani ka shënuar pesë fitore radhazi, katër në Super ligën e Kosovës dhe atë në Confernce League si mysafir i Sivassporit me rezultat 4-3, transmeton IndeksOnline.
Para ndeshjes kthese me skuadrën turke, faqja zyrtare e UEFA Europa League, ka shkruar për këtë sukses të kampionit te Kosovës.
Ata kanë publikuar një tabelë me skuadrat më të suksesshme në pesë ndeshjet e fundit.
Ballkani është në vendin e dytë me pesë fitore, aq sa ka edhe skuadra holandeze, Az Alkmar që renditet në vendin e parë.
“Az Alkmar dhe Ballkani fluturojnë lartë para ndeshjeve të javës se katërt” shkruhet në faqen e UEFA Europa League.