970×90
970×90

Vjen paralajmërimi i Lumir Abdixhikut për qeverinë Kurti

Vjen paralajmërimi i Lumir Abdixhikut për qeverinë Kurti

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ekzekutojë pagat për mësimdhënësit, në të kundërtën Abdixhiku ka paralajmëruar se LDK-ja do ta çojë në Kushtetuese këtë çështje.

Abdixhiku ka thënë se mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit vjen në një kohë krize të paprecedentë, një viti me inflacion rekord e në prag të një dimri të vështirë.

Ai ka thënë se beteja e Kurtit ndaj mësimdhënësve, duke bërë “dënim selektiv” ndaj tyre është sjellje prej një hakmarrësi politik.

“Jemi në javën e parë të tetorit dhe 25 mijë mësimdhënës kosovarë janë pa paga. Ky dënim ndaj tyre vjen në kohë të një krize të paprecedentë, të një viti me inflacion rekord e të një dimri të vështirë. Tani greva është ndërprerë dhe me të ka rënë edhe fantazia e pushtetit për armiq.

Kjo është beteja e Kurtit sot në Kosovë. Ndaj kujt? 25 mijë familjeve kosovare me 400 euro rrogë. Kjo sjellje e tij prej hakmarrësi është shenjë e politikës së tij, dhe në këtë politikë ai është selektiv. Me vetëdije ka vendosur të dënojë vetëm mësimdhënësit. Si është e mundur që ligji të vlejë vetëm për disa jo për të gjithë.

Kjo Qeveri ose nuk e kupton Ligjin, ose e kupton mirë po janë hakmarrës. Unë mendoj se janë dyjat.

Njerëzit e Kosovë janë lodhur me kriza. Ky vend nuk ka nevojë për dramat e Kurtit.

Ju garantoj se pagat e juve do të jepen, ato do të paguhen herët apo vonë. Ne do të përdorim çdo rrugë ligjore për ta mundësuar këtë. Ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe do të rrënojmë këtë vendim të turpshëm të Qeverisë së Kosovës”, u shpreh Abdixhiku në seancën e Kuvendit.

Related posts