
Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ndonëse nuk ia përmendi emrin, hodhi akuza për kolegen e tij, Mimoza Kusari Lilën.
Përmes një konference për medie, ai tha se nuk është aspak i kënaqur që në krye të Grupit Parlamentar të VV-së kanë një person që nuk vie nga grupi i tyre.
“Ka dy skenarë që po e pamundësojnë fjalimin e deputetëve. Ndarja nëpër komisione, ku shumica e deputetëve janë të panjoftuar me substancën që diskutohet. Në rastin tjetër, kemi si shefe të grupit parlamentar të VV-së, një njeri që nuk është pjesë e partisë tonë”, theksoi Abazi.
“Rrjedhimisht krejt këto i kam adresuar tek hiearkia partiake dhe institucionale. Është koha e fundit që t`i kthehmi debatit përmbajtësor e jo që deputeti është makineri veç me ngrit dorën”, u shpreh ai.
I pyetur nëse do të largohet nga VV, ai pati këtë përgjigje.
“Nuk jam duke dalë nga VV-ja”, theksoi Abazi para gazetarëve.