Kuvendi i Kosovës pritet ta shqyrtojë nesër (e hënë) platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.
Sipas kësaj platforme, bartës i procesit final të dialogut do të jetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kjo platformë është përgatitur nga Qeveria dhe është përcjellë për trajtim të mëtutjeshëm në Kuvendin e Kosovës.