970×90
970×90

Avokati Koci goditet me grusht në kokë gjatë shëtitjes me biçikletë

Avokati Koci goditet me grusht në kokë gjatë shëtitjes me biçikletë

Avokati Arianit Koci, është sulmuar me grusht në kokë nga një person ende i panjohur, gjatë kohës sa po shëtiste me biçikletë, afër parkut Ulpiana.

Si pasojë e kësaj, Koci ka humbur drejtimin dhe ka pësuar dhimbje nga sulmi.

Sipas raportit policor të cilin e ka siguruar Klankosova.tv, Koci ishte në biçikletë kur dy persona i janë afruar me një motor dhe njëri nga ta e ka goditur me grusht në kokë.

Në raport, Koci ka thënë se dy të dyshuarit i ka parë pak para sulmit në një pompë derivatesh, e cila posedon kamera.

Related posts