970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Vlora Çitaku i’a tërhjekë vërejtjen Ganimete Musliut kur përmendet Thaçi e Veseli

Vlora Çitaku i’a tërhjekë vërejtjen Ganimete Musliut kur përmendet Thaçi e Veseli

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur edhe një herë në lidhje me pakënaqësinë e deputetes Ganimete Musliu, që vendimmarrja në parti të ndahet 50/50, mes burrave dhe grave.

Pyetur në Rubikon për këto diskutime brenda partisë, Çitaku tha se ish-krerët e UÇK-së kanë një betejë tjetër, dhe e konsideron “të pandershëm”, përdorimin e emrave të tyre në debate partiake.

“Jam munduar maksimalisht gjatë kësaj kohe, që emrin e tyre asnjëherë mos ta lakojë panevojshëm në debate të brendshme partiake. Thaçi dhe Veseli sot kanë një betejë tjetër. Do të ishte e pandershme që ne për shkak të mospajtimeve tona të brendshme, t’i lakojmë emrat e tyre”, tha ajo.

Mes tjerash, Çitaku zbuloi se në baza ditore është në koordinim me ekipin mbrojtës të tyre, por se të njëjtit duhet të “ruhen” në debate të tilla.

“Unë mendoj, sinqerisht, nuk e besoj, nuk e di, mirëpo…nuk e kam thënë kurrë, por ja po e them. Unë në baza ditore, jam në koordinim me ekipin mbrojtës, mirëpo këtë nuk e bëj në cilësinë e kryetares së PDK-së, këtë e bëj si bashkëpuntore e presidentit Thaçi. Përfundimisht, duhet mos t’i përfshijmë, duhet t’i ruajmë, mos t’i përfshijmë në debate të brendshme”, ka thënë ajo.

Related posts