970×90
970×90

Pasuria përrallore e znj. Rizvanolli: 200 mijë euro nëpër banka, 18 mijë euro veturë, 75 mijë banesë-dhuratë

Pasuria përrallore e znj. Rizvanolli: 200 mijë euro nëpër banka, 18 mijë euro veturë, 75 mijë banesë-dhuratë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga qytetarët “që të izolojnë shtëpitë, sa s’është bërë më ftohtë” duke bërë paralajmërime për një dimër të ashpër bazuar në situatën e rëndë energjetike. Por, cila është pasuria e znj. Rizvanolli?

Nacionalja ka kontaktuar me kompani të izolimit të shtëpive dhe banesave, dhe të cilat kanë treguar se çmimi për izolimin e shtëpisë shkon deri në 4500 euro.

Deklarata e znj. Rizvanolli po kritikohet në rrjetet sociale, dhe po konsiderohet që është e shkëputur nga masat e gjera popullore.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, znj. Rizvanolli ka deklaruar pasurinë e saj për vitin 2022.

Ajo ka deklaruar një banesë të dhuruar nga prindërit në vlerë të 75 mijë eurove.

Përveç kësaj, ajo ka edhe një veturë Renault Kadjar në vlerë prej 18 mijë eurove.

Por, pasuria e saj më e madhe është nëpër banka. Znj. Rizvanolli ka deklaruar mbi 200 mijë euro para të gatshme, pa numëruar ato të bashkëshorit/es të saj.

Related posts