
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, ka thënë se Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së, po përkushtohet për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Është e drejtë që Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së po përkushtohet për këtë temë.”, ka thënë ai.
Hacker thotë se ka kërkuar që Komisioni nuk duhet që të bëjë diskutime më shumë për vizat pasi kjo kosovarët i kanë merituar kohë më parë vizat.
“Sidoqoftë, Komisioni nuk duhet të çojë në diskutime të mëtejme të pafundme. Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë.”, ka shkruar ai në Tëitter.
Ndryshe me 13 tetor do të diskutohet në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian.
