
Një rus është ndaluar për kontroll mbrëmë në pikën kufitare në Kullë.
Në një çantë që e kishte në bagazhin e veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 mijë dollarë amerikanë dhe dy mijë euro.
Në raportin e policisë thuhet se paratë u sekuestruan pasi ato i dyshuari nuk i kishte deklaruar të hollat.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti t’iu dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme..