
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë lajmin se po kthehet në vendlindje pas më shumë se një javë qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Presidentja Osmani ka publikuar një fotografibashkë më stafin e saj, që të gjith duke parë nga lartë.
Osmani ka thënë se po kthehet në Kosovë me bindje të plotë se Kosova është në rrugë të drejtë.
“Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë.”, ka shkruar ajo.