
Milano është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes botërore, ku vajza të shumta nga e gjithë bota marrin pjesë në Javën e Modës, duke prezantuar dhe sfiluar me koleksionet e markave të ndryshme.
I konsideruar kryeqyteti italian i modës, Milano, është rikthyer në oazin më të madh të vizitorëve dhe të apasionuarve pas brandeve të mëdha. Java e Modës në Milano në vetvete përmbledh një seri ngjarjesh që ndërthurin kreativitetin, punën dhe bukurinë, si dhe do të konfirmojnë rolin kyç të këtij qyteti në mesin e kryeqyteteve botërore të modës dhe që në ditët e sotme i kushtojnë vëmendje të madhe çështjeve si qëndrueshmëria, etika dhe ekonomia rrethore në zinxhirin e furnizimit të modës.
Edhe pse quhet “Java e Modës“, ajo merr një shtrirje kohore mujore nga fillimi i shtatorit dhe deri në tetor, pasi aktivitetet janë të shumta përgjatë gjithë muajit, ku cdo brand dhe markë pjesëmarrëse ka stendën e ekspozimit të linjave dhe produkteve të saj.
Këtij eventi madhështor nuk mund ti mungonte bukuria shqiptare, e cila përmes vajzave pjesëmarrëse pati një përfaqësim dinjitoz.
15 vajzat pjesëmarrëse nga Shqipëria, në pasarelat e Milanos në Javën e Modës, janë të njohura për publikun, nga S. Spinelli si: Franseska Rustem, Mirela Gjergji, Xhensiana Gjergji dhe disa të tjera që kanë qenë pjesë në evente të tjera.
Pjesëmarrja e vajzave shqiptare në pasarelat e Milanos, është mundësuar nga FWKA FASHION WEEK KOSOVE AND ALBANIA, dhe Nelson Sejdija që ka disa bashkëpunime me “Java e Modës“ nëpër botë, duke nisur nga Milano, Parisi, Dubai, New York, etj.
FOTO/ Vajzat pjesëmarrëse:
Mirela Gjergji
Franceska Rustem
Gjesiana Gjergji