
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim tha këtë të enjte për mediat se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin ballkanin e Hapur dhe të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE.
Kim: Ne mbështesim të drejtën e Ballkanit Perëndimor për t’u inegruar dhe do të vijojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet, edhe Ballkanin e Hapur për procesin e integrimit për të gjashtë vendet.