
Monedha e përbashkët evropiane, Euro ka rënë sot në nivele rekorde. Mëngjesin e sotëm franga këmbehet në bursë momentalisht 100 me 104.
Ky fakt është tërheqës për tregtarët, por përfaqëson një barrë për ekonominë e eksportit zviceran.
Mbrëmë Euro ka rënë në 0,9809 karshi dollarit, niveli i saj më i ulët në rreth 20 vjet. Ashtu si shumë monedha të tjera, euro po rëndohet nga dollari i fortë.
Nga njëra anë, monedha amerikane po përfiton nga politika e shtrënguar monetare e Rezervës Federale të SHBA.