970×90
970×90
970×90
970×90

Deklarata e përbashkët e Francës, Gjermanisë dhe Polonisë për heqjen e vizave për Kosovën, reagon Kurti

Deklarata e përbashkët e Francës, Gjermanisë dhe Polonisë për heqjen e vizave për Kosovën, reagon Kurti

“Trekëndësh i Weimarit”, i cili përfshin një format të tri shteteve: Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, kanë lëshuar të premten një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës bëjnë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lidhur me këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një shkrimi në Twitter, thotë se e ka mirëpritur riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“E mirëpres riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së, Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal nga Ministrat për Çështje Evropiane të Trekëndëshit të Weimarit”.

Tutje, ai tha se pret me padurim vizitën e tyre të përbashkët.

Në këtë deklaratë të përbashkët, “Trekëndëshi i Weimarit” thotë se e mbështet plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe thekson “nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian”.

“Ne mbështesim plotësisht dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja dhe theksojmë nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftim.

Related posts