970×90
970×90
970×90
970×90

“Vjelja diplomatike”, Berishaj i pashqetësuar me skandalin, vjel rrush e pi verë me presidentin kroat

“Vjelja diplomatike”, Berishaj i pashqetësuar me skandalin, vjel rrush e pi verë me presidentin kroat

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po vazhdon shërbimin në misionin diplomatik të Kosovës në Zagreb duke injoruar krejtësisht skandalin financiar ku u zbulua se afër dy milionë Euro kanë hyrë në xhirollogaritë e “MB Consulting”, biznesin e tij në Mal të Zi, në më pak se 5 vite – nga fundi i vitit 2016 deri në vitin 2020. 600 mijë euro nga to, mediat sllovene kanë raportuar se janë derdhur nga dega në Beograd e furnizuesit energjetik slloven GEN.

Së fundmi, ambasadori Berishaj ka marrë pjesë në “Vjeljen Diplomatike” në Kroaci, që organizohet për shefat e misioneve diplomatike.

Në disa foto të shpërndara nga Ambasada e Kosovës në Zagreb, shihet ambasadori Berishaj duke vjelë rrush dhe pirë verë me presidentin kroat Zoran Millanoviq.

“Presidenti i Republikës, Zoran Millanoviq, si mikpritës, mori pjesë në “Vjeljen Diplomatike” në Pleshivicë, vjelje e rrushit e organizuar për shefat e misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare të akredituar në Republikën e Kroacisë. Organizator i vjeljes është qyteti Jastrebarsko, kurse “Vjelja diplomatike” e shtatë në Jaskë u zhvillua në vreshtin e familjes Tomac në Pleshivicë”, njofton ambasada e Kosovës në Zagreb.

Një hulumtim i Gazetës Online Reporteri.net, i publikuar në maj të këtij viti, dokumentoi se afër dy milionë Euro kanë hyrë në xhirollogaritë e “MB Consulting”, biznesin e Martin Berishajt në Mal të Zi, në më pak se 5 vite – nga fundi i vitit 2016 deri në vitin 2020. Derisa mbi gjysmë milioni të parave të derdhura në xhirollogaritë e këtij biznesi, tashmë dihet se kanë hyrë nga Serbia, përmes filialit të GEN-I në Beograd – një rrjet tregtie energjetike nga Sllovenia, i shtrirë në tërë rajonin.

Related posts