Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se nuk është aspak i surprizuar nga heqja e roaming mes Kosovës dhe Shqipërisë.
E sipas asaj që Daçiç deklaroi para gazetarëve, kjo nuk është asgjë e re, por diçka që ka ndodhur për dekada e shekuj- dëshira për të krijuar Shqipërinë e Madhe.
Më tej ai shton se: “Ai zakonisht, askush në Evropë nuk po reagon në lidhje me deklaratat dhe veprimet që po ndodhin në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që pikat kufitare mes tyre po braktisen e po ndërmerren misione të përbashkëta”.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se pakicat në Kosovës kanë kujdesie më të mirë se Serbia ndaj shqiptarëve në Preshevë, Daçiç ka kërkuar t’i jepen shembuj, duke shtuar më tej se: “Deklaratat e tij janë kërcënim i vazhdueshëm për BE-në se nëse nuk i japin diçka, ata do të krijojmë Shqipërinë e Madhe”, vuri në dukje ministri serb.p