970×90
970×90

Skandaloze: Sulm fizik ndaj banores në “It’s my home”

Skandaloze: Sulm fizik ndaj banores në “It’s my home”

Në reality show “It’s my Home” ka nodhur një skandal. Si pasojë e një debati të ashpër mes dy banorëve, banorja e shtëpisë është goditur me këpucë nga një tjetër banor.

Viktima e dhunës, në këtë rast banorja e “It’s my home”, është larguar duke qarë nga dhoma ku po bëhej debati. Por, ajo që ka rënë në sy është se askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar. Përkundrazi një grua aty e përkrahë dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”.

E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.

Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që një pjesë e madhe e komentuesve të kërkojnë ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

Related posts