
Kryeministri Kosovës Albin Kurti u largua sot në mënyrë të beftë nga konferenca për shtyp duke mos dhënë detaje.
Mënyra e largimit nga konferenca krijojë jo pak shqetësim e hamendësime në medien e Kosovës.
Vetëm pas më shumë se dy orëve u kuptua arsyeja. Kryeministri Albin Kurti mbërriti në Tiranë.
Ndalesa e parë dhe e vetme e numrit 1 të qeverisë së Kosovës, Vila qeveritare numër 31 në ish-bllok, ku mikripritësi ishte kryeministri Edi Rama.
Top Channel mëson se në drekën e punës përveç dy kryeministrave ishte edhe zëvendës kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, njeriu që udhëheq negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Në takimin prej 120 minuta me vetëm tre protagonistë, kryeministrat Rama e Kurti bashkë me Bislimin, mësohet se është folur për dy çështje:
Dialogun Prishtinë-Beograd dhe sulmet kibernetike në Shqipëri dhe së fundmi edhe në Kosovë.
Duke dalë nga Vila 31, kryeministri Edi Rama e ka vijuar bisedën me zëvendës kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi.
Zyrat e shtypit të dy kryeministrave për momentin nuk bënë asnjë koment për këtë drekë punë në Tiranë.
Për të fundit herë, dy kryeministrat janë takuar në mbledhjen e dy qeverive në Prishtinë, ku u nënshkruan disa marrëveshje.