
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ka lëvizur 10 herë për të plotësuar kërkesat e sindikalistëve të arsimit.
Kurti, në një konferencë për media, pas takimit të pati me Këshillin Grevist, u bëri thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve që të kthehen në shkolla, njofton Klankosova.tv.
“Unë kam lëvizur të paktën 10 herë në kërkesat e sindikalistëve të arsimit, andaj pikërisht për këtë arsye edhe një herë kërkojë që nxënësit të shkojnë në shkollë e mësimdhënësit të shkojnë në shkolla. Të parët të mësojnë e të dytët të japin mësim. Nuk bën bojkot e grevë shteti sepse shkolla është shteti”.
“Nuk është e vërtetë që nuk ka pasur komunikim dhe nuk është e vërtetë që nuk ka pasur dialog dhe më së miri kjo gjë u pa sot. Problemi që kemi nuk është për shkak të mungesës së dialogut apo komunikimit. Në takim disa herë më tha që le të dalim nga kjo situatë, unë besoj që në situatë të vështirë nuk është SBASHK-u e as Qeveria por arsimi”. tha Kurti.