
Një burrë mbrëmë në orën 20:55, ka vdekur si pasojë e plagëve të cilat i ka marrë nga therrja, nga një person i panjohur. Sipas Policisë së Kosovës dyshohet se e gjitha nisi pas një mosmarrëveshje në tafik.
Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë.
Trupi i pa jetë i viktimës, është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
Raporti i policisë:
VRASJE E RËNDË/Podujevë 12.09.2022-20:55.Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.