970×90
970×90
970×90
970×90

E fejuara e Haxhi Krasniqit tregon si do ta trajtojë atë pas fitores

E fejuara e Haxhi Krasniqit tregon si do ta trajtojë atë pas fitores

Haxhi Kransiqi arriti një fitore shumë të rëndësishme në meçin me rusin Stanislav Kashtanov dhe tashmë është bartës i titullit evropian në versionin EBU, në kategorinë super të mesme, raporton Insporti.

Pas meçit Krasniqi ishte shumë emocional dhe pohoi se meçi ishte dëshmi se emri i tij nuk është shuar ende dhe se ai nuk ka përfunduar si boksier.

 

Mirëpo, për opinionin interesante ishte deklarata e Heidi Lushtakut, të dashurës së Haxhi Krasniqit, e cila ka qenë vazhdimisht në fokus në regjisë së meçit të zhvilluar në Bad Toelz.

E pyetur se sa ka qenë vështirë të kujdeset për Krasniqin, e sidomos për dietën e tij, meqë nuk guxonte të shtonte peshë para meçit Lushtaku deklaroi se “ka qenë kjo një përpjekje e madhe e përbashkët dhe jam shumë krenare për të. Tash pas meçit me siguri do të kërkojë që ti gatuajë fli, që është specialitet i joni shqiptar dhe do të shtojë në peshë prapë, meqë po ashtu dëshiron dezerte dhe çokollatë”, pohoi Lushtaku pas meçit, transmeton Insporti.

Related posts