
Tirana International Airport njofton të gjithë pasagjerët se situata me sistemin TIMS është kthyer në normalitet.
Kujtojmë se ditën e djeshme dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS pas sulmit kibernetik të një dite më parë.
Ministria e Brendshme njoftoi se ekspertët po punojnë për të rikthyer plotësisht sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare, gjë e cila u arrit ditën e sotme.
Më herët, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëri me dije se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, nuk pati asnjë ndërprerje në aeroport.
Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS. /abcnews.al/