
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili tha se ShBA do të ndajë 2.2 miliardë dollarë për investime ushtarake për vendet aleate në mesin e të cilave është edhe Kosova.
Osmani ka thënë se u jemi mirënjohës aleatëve amerikanë që qëndrojnë gjithmonë me popullin e Kosovës.
“Një falënderim personal për Sekretarin për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë amerikanë që qëndrojnë gjithmonë me popullin e Kosovës. Së bashku, ne do të shkojmë nga forca në fuqi”, ka shkruar Osmani në Twitter teksa ka shpërndarë një postim të faqes së SHBA-së në NATO-s.