
Një 23 vjeçar nga Kosova është vrarë nga policia në Berlin, pasi ai dyshohet se e ka mbytur me sëpatë një grua nga Ukraina.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës në Lichtenberg. Zëdhënësi i policisë së Berlinit Stefan Petersen, tha se krimi ndodhi në katin e nëntë të një apartamenti.
Ai theksoi se në momentin kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes kosovari e kishte goditur për vdekje ukrainasen, transmeton Klan Kosova.
Sipas tyre ajo vdiq në vendin e ngjarjes.
Kosovari më pas u qëllua për vdekje nga organet e rendit. Sipas dëshmitarëve burri dhe gruaja ishin fjalosur para ngjarjes. Bëhet e ditur se gruaja nga Ukraina kishte 27 vjet.
Ende nuk dihet raporti mes ukrainases dhe kosovarit.