970×90
970×90

Mushkolaj i reagon Hoxhës: Duhet të jesh fort i poshtër e idiot, të provosh ta njollosësh Jasharajn

Mushkolaj i reagon Hoxhës: Duhet të jesh fort i poshtër e idiot, të provosh ta njollosësh Jasharajn

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas linçimit që iu bë sot kryesindikalistit Rrahman Jasharaj nga anëtari i LVV-së, Elvis Hoxha.

Mushkolaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Jasharaj është njëri i përkushtuar dhe punëtor.

“Duhet të jesh fort i poshtër, që ta akuzosh për lidhje me Serbinë. Duhet të jesh fort idiot që të provosh ta njollosësh atë”, ka thënë Mushkolaj.

Ai mes tjerash, shtoi se është e turpshme dhe e frikshme përpjekja e pushtetarëve, për të denigruar Jasharajn.

Postimi i plotë i Mushkolajt:

Rrahman Jasharajn e njoh tash e më shumë se dy dekada. Disa vjet edhe kam punu me të. Është njeri i përkushtuem dhe punëtor. Njeri i hjekave. Duhet të jesh fort i poshtër, që ta akuzosh për lidhje me Serbinë. Duhet të jesh fort idiot që të provosh ta njollosësh atë. E turpshme dhe e frikshme përpjekja e njerëzve të pushtetit, përpjekja e pushtetit për ta denigruar Rrahmanin.

Related posts