970×90
970×90

Kosovari 40-vjeçar gjendet i vdekur në bagazhin e veturës në Itali

Kosovari 40-vjeçar gjendet i vdekur në bagazhin e veturës në Itali

Të martën afër Brescia të Italisë, është gjetur trupi i vdekur i një 40-vjeçari kosovar në bagazhin e një veture.

Sipas raportimeve të mediave italiane, rasti ka ndodhur me 29 gusht, ndërsa të martën është identifikuar trupi i tij.

Nga informatat e para, del që edhe vetura në të cilën është gjendur i vdekur, është e një kosovari tjetër, i cili ka deklaruar se ia ka huazuar veturën viktimës dhe nuk ka të bëjë me rastin.

Kosovari që është gjetur i vdekur, sipas raportimeve, ka qenë i njohur për policinë dhe po kërkohej nga antimafia.

Ai dyshohet për vepra të rënda si, trafikimi i drogës, prostitucion dhe vepra të tjera.

Deri më tani identiteti i plotë i viktimës nuk është zbardhur.

Related posts